Legjenda e Gjermanisë, Paul Breitner, beson se Real Madrid nuk është shumë larg nga rivalët e tyre, FC Barcelona. Pavarsisht se ata janë eliminuar nga Barcelona në Champions League dhe kanë 3 vite që nuk fitojnë La Ligën, ish-mesfushori i Real Madridit beson se ekipi i Morurinhos nuk është shumë larg nga ekipi i Guardiolas.
“Gjerat kanë ndryshuar shumë. Por, Real Madrid e tregoi se është i aftë të rivalizojë Barcelonën dhe ata janë në rrugën e duhur tani. Unë shikova që fituan Kupën e Spanjës, por shikova edhe ndeshjet e Champions Leagues, dhe mund të them se Real Madrid nuk ka nevojë për më shumë, që të krahasohet me Barcelonën”, tha Paul Breitner.
Monday, 16 May 2011 14:02