Manchester United ka dështuar të transferonte Alexandre Paton në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, sipas sulmuesit të Sao Paulos.
Ish-sulmuesi i Milanit ka deklaruar se United u përpoq ta rikthente në Evropë, por për këtë ka mësuar më vonë.
“Kam marrë një ofertë nga Manchester United dy orë para mbylljes së afatit kalimtar, por këtë ma treguan më vonë. Fokusi im tani është këtu”, ka thënë braziliani për “SporTV”, transmeton koha.net.
Pato edhe më herët ishte përfolur për transferimin në Angli, dhe për këtë ai ka pranuar se është i hapur.
“Nuk po gënjej, sigurisht që mendoj për të ardhmen. Flas për këtë me familjen dhe njerëzit e afërm. Flasim se çfarë do të ndodhë, ku do të jem vitin e ardhshëm”, ka shtuar ai.
Friday, 25 September 2015 08:11