Milano- Në Francë janë të gjithë të sigurtë se Milan dhe PSZH kanë arritur një akord për kalimin e Patos tek klubi francez për 35 milionë euro.
Braziliani, nga ana tjetër përmes një komunikate në faqen zyrtare të Milan-it, ka përgënjeshtruar gjithshka dhe thotë se qëllimi i tij është të qëndrojë tek Milan.
“Është shtëpia ime. Nuk dua ta ndërpres karrierën time kuqezi pasi kam fituar dy trofetë e mi më këtë bluze. Dua të kontribuoj dhe të shkruaj historinë e klubit”-ka deklarua “Patoku”.
Milan ndërpret tratativat për Tevez
Skuadra kuqezi ndërkohë sapo ka ndërpresë tratativat me argjentinasin Tevez dhe Machester City-n. konfirmimi ka ardhur nga adminitratori i deleguar Adriano Galliani. Vendimi erdhi pas konfirmimit të Pato-s se ai dëshiron të qëndrojë tek Milan.
Thursday, 12 January 2012 17:18 