Alexandre Pato tregon të gjithë dashurinë e tij për ngjyrat rossonere. Kampioni brazilian, i gatshëm për të konkurruar në Kupën e Amerikës me ekipin e tij kombëtar, është gati të rinovojë kontratën e tij me Milanin.
Klubi nga Via Turati është i gatshëm për t’ia zgjatur kontratën. Pato do të blindohet në Milan deri në vitin 2016, e pas tij rrugën për ta zgjatur kontratën do ta ketë edhe Thiago Silva. Milani, dëshiron të ndërtojë të ardhmen me themele shumë të forta, duke u fokusuar në diamantet e tij.
Ndërsa pas fitimit të Coppa Libertadores nga Santos, me personazhin kryesor Neymar, ky i fundit ka gjetur kohë të flasë edhe për turneun tjetër, Coppa America.
Ai mendon se partneriteti i tij me Paton do të jetë kyç në ketë eveniment . “Ju do të keni rastin të shikoni një Pato të madh në Coppa America, duke shënuar gola të rëndësishëm dhe së bashku me të do kemi një partneritet të bukur”, tha Neymar.
Saturday, 25 June 2011 14:31