Pastore bën rolin e Big Brother për Delio Rossin.
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka theksuar se ai do te largohet nëse e bën shkarkimin e trajnerit.
Pas shkarkimit dhe riemërtimit të trajnerit Delio Rossi, janë nxjerr polemika për largimin e talentit Havier Pastore nga Palermo.
Pas politikave të Zamparinit që beri shkarkimin dhe riemërtimin e Delio Rossit si trajner të Palermos ai pretendon edhe një çmim të lartë për Pastoren në vlerë prej 60 Milion Euro.
Megjithatë Pastore, ka treguar qartë se qëndrimi i tij ne Palermo është i lidhur drejtpërdrejt me qëndrimin e Delio Rossit në Palermo.
Nëse Presidenti nuk bën lëvizjen e duhur veprimi i ditur më parë do te realizohet shumë shpejt duke qenë në garë Real Madrid dhe Barcelona.
“Unë do te qëndroj këtu nëse Delio Rossi bën gjithashtu të njëjtën gjë”, theksoi Pastore.
“Unë nuk e di se ç’far përmban e ardhmja ime.”
Monday, 25 April 2011 08:37