Mesfushori i Palermos, Javier Pastore, ka pohuar se do të largohet këtë verë nga skuadra siciliane, vetëm nëse ndonjë klub i madh i bën ndonjë ofertë për shërbimet e tij.
“Nëse do të largohesha nga Palermo, do të ishte vetëm për një klub të madh dhe kështu do të rrisja zhvillimin tim profesional”, ka thënë Pastore, ku s’ka harruar të përmend edhe pikëllimin e Maurizio Zamparinit, kur e sheh atë duke u larguar.
“Maurizio Zamparini është i pikëlluar që më sheh duke u larguar, por në të njëjtën kohë ai mendon se është momenti i fundit për të më shitur. Ne do të presim dhe të shohim çfarë ndodh,” ka përfunduar Pastore.
Thursday, 21 July 2011 15:26