Pas Barcelonës edhe Bayern Munichu është duke kërkuar me ngul Shkodran Mustafin
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, është duke kaluar nëpër një formë fantastike që nga transferimi i tij te Vlencia edicionin e kaluar.
Mediat në Spanjë kanë raportuar se Barcelona është duke monitoruar situatën e lojtarit të cilin e dëshiron verën e ardhshme. Përvec Barcelonës, tani në garë për shërbimet e Mustafit ka hyrë edhe kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich.
E përditshmja gjermane, Bild, raporton se Pep Guardiola e pëlqen shumë lojtarin dhe dëshiron ta transferojë atë në Alianz Arena.
Përfaqësuesi gjerman ka kontratë me klubin nga Mestalla deri në vitin 2019 dhe Bayernit i duhen 40 milionë euro, për ta transferuar ish-futbollistin e Evertonit e Sampdorias.
Saturday, 03 October 2015 09:23