Brazili nuk rresht së gabuari në Kupën e Amerikës, ku sërish ka barazuar kundër Paraguajit me rezultat 2 – 2. Ka qenë Fred, ai që i ka shpëtuar brazilianët nga humbja.
Një gol i Jadson në minutën 39, i ka dhënë avantazhin skuadrës së Brazilit dhe me këtë gol mbyllet pjesa e parë.
Me fillimin e pjesës së dytë të lojës, Santa Cruz ka barazuar rezultatin në minutën e 55, por ky rezultat nuk zgjati shumë. Pikërisht në minutën e 67, Valdez kalon Paraguajin në avantazh. Duhet të vijë minuta e 90, ku Brazili do të barazojë dhe me këtë të shmangin një humbje katastrofale.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Venezuela mundi 1 – 0 Ekuadorin, e cila tani për tani kryeson Grupin C.
Sunday, 10 July 2011 11:59