Bosi i Newcastle United, Alan Pardju, është i qetë të flasë për kapitenin dhe ka bërë me dije se Liverpool po e vështron Fabricio Coloccinin.
Pardju ka besim se Coloccini, 29-vjet, do të pranojë ofertën që ka në tavolinë dhe kontrata do të vazhdohet, nëse jo, kontrata e tij përfundon në fund të sezonit të ardhshëm.
Pardju, tha: “Liverpool, si duket, kërkon lojtarët tanë, por unë nuk dua të shtoj më shumë për këtë?.”
“Ai është i shquar për ne si një kapiten dhe si një lojtar dhe ne jemi në negociata me të, për një kontratë të re.” (LajmeShqip.com)
Saturday, 29 October 2011 20:16