Portieri i kombëtares braziliane, Hulio Sezar, duket se për momentin është mes katër rrugëve pasi askush nuk dëshiron ta blejë nga radhët e Interit. Ndonëse zikaltërit po mendojnë ta shesin me një çmim të lirë, shkak është bërë rroga e tij e lartë prej 4.5 milionë eurosh.
Refuzimi i radhës, atij i ka ardhur nga brazilianët e Palmeiras, të cilët kanë refuzuar ofertën që u bëri Inter për transferimin e futbollistit.
“Inter na e ofroi lojtarin”, deklaroi zëvendëspresidenti i kësaj skuadre, Roberto Frizo. “Por në as që filluam negociatat pasi shpenzimet do të ishin shumë të mëdha për ne”, pranoi ai, duke shtuar se tashmë po mendohet për të ardhmen.
“Portieri ynë aktual, Bruno, u zgjodh më i miri në Kupën e Brazilit, ndaj jemi të plotësuar në këtë rol. As nuk fola me presidentin, fola me trajnerin Skolari i cili më tha se Hulio Cesar nuk na nevojitej”, konfirmoi Frizo duke i mbyllur përfundimisht derën portierit të Inter.
Duke parë se të Inter nuk e duan më, Hulio Sezar ka dalë vetë në kërkim të një skuadre dhe kohët e fundit flitet për një interesim të Totenhem ndaj tij, pasi Andre Vijas Boas e cilëson ende si një prej më të fortëve në botë. (LajmeShqip.com)
Friday, 20 July 2012 08:40