|
|
Sunday, 28 October 2012 17:22 Kampionati brazilian i futbollit është përfshirë nga polemika të mëdha pas rastit të parë efektiv të “provës televizive” të aplikuar pa leje për të vendosur rregullsinë e një goli. Shkak është bërë ndeshja mes Palmeiras dhe Internacional të fituar nga këta të fundit me rezultatin 2-1.
Sulmuesi argjentinas Hernan Barkos i Palmeiras shënoi golin e barazimit, por ai u anulua nga gjyqtari i katërt i ndeshjes, i cili ishte i vetmi që kishte parë se ai shtynte topin me dorë në rrjetë, falë përsëritjeve televizive.
Ngjarja e minutës së 62-të ishte e njëjtë me atë të Maradonës në Botërorin 1986, ndërsa as kryesori dhe as vijërojtësi nuk e panë gjuajtjen e tij me dorë, ndërsa ai festoi normalisht golin me shokët e skuadrës.
Por lojtarët e Internacional protestuan te kryesori, ndërsa ishte gjyqtari i katërt ai që i konfirmoi vijërojtësit se goli ishte shënuar me dorë, nga erdhi edhe anulimi i golit të sulmuesit argjentinas, pavarësisht protestave të Palmeiras.
“Nuk po themi se nuk ka shënuar me dorë, por përdorimi i pamjeve televizive gjatë ndeshjes nuk është i autorizuar. Nëse do të ishte kështu, atëherë duhet që të shihen edhe pamjet e golit të tyre të parë, ku kishte një faull për ne”, tha i irrituar pas ndeshjes trajneri i Palmeiras Gilson Kleina. Klubi ka bërë të ditur se do ta cilësojë këtë një gabim të rëndë teknik të gjyqtarëve dhe do të kërkojë përsëritjen e ndeshjes. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »