Mesfushori gjerman i Real Madrid, Mesut Ozil, mendon se Kristiano Ronaldo mbetet favoriti kryesor për të fituar “Topin e Artë”.
Portugezi ka shënuar 55 gola në po aq ndeshje me madrilenët në këtë sezon, ndaj organizatori gjerman mendon se këtë radhë do të arrijë të kalojë Lionel Mesin në garën për trofeun më prestigjioz individual.
“Ai është i rëndësishëm për skuadrën dhe luan mirë thuajse në çdo ndeshje, pavarësisht aktivitetit në të cilin luajmë. Unë e shoh çdo ditë në stërvitje, atë që bën, mënyrën se si stërvitet. Kristiano është më i miri. Më vjen keq për shokët e mi të kombëtares, por ata mund të fitojnë vetëm trofeun e “Lojtarit më të Mirë UEFA”. “Topin e Artë” mund ta fitoj vetëm Kristiano Ronaldo”.
Ozil e bëri këtë deklaratë pasi u pyet nëse futbollistët e Bajern Mynih që fituan Ligën e Kampioneve e meritonin të ishin kandidatë për trofeun më prestigjioz individual për futbollistët.
Vetë mesfushori gjerman ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sezon, duke shënuar 10 gola e duke dhënë 23 asist për shokët e tij te Real Madrid. (LajmeShqip.com)
Thursday, 06 June 2013 09:01