Mesfushori kreativ i Real Madridit, Mesut Ozil, edhe njëherë përsëritë se trajneri aktual i ti Hoze Mourinho i njohur me nofkën (Special One) është më i miri në botë.
“Asnjëherë nuk dyshova në të, dhe çdo ditë unë po përmirësohem nën urdhrat e ti, kjo ka qenë edhe arsye pse unë vendosa të kaloj ne Bernabeu.”
“Jam bashkuar me Realin e Madridit për të fituar trofe. Gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë, mirëpo duke e kthyer kokën pas e duke e analizuar gjithë sezonin ne kemi bërë progres të vazhdueshëm.”
“Mourinho gjithmonë mbështetet në mua dhe unë nuk do ta humbi këtë besim, çdo lojtar që ka menaxhuar ai është zhvilluar më shumë se sa ka menduar”, tha Ozil.
Sa i përket pyetjes rreth El Classicos, Ozil u përgjigj: “Barcelona është skuadër fantastike, me lojtar të nivelit të lartë, ne pësuam në nëntor, ishte një humbje e tmershme mirëpo ne nuk dorëzohemi, ne jemi ekip i bashkuar dhe jemi në garë për të gjithë trofetë, shpresoj të shkoj mirë sonte mirëpo shanset janë 50-50.”
Saturday, 16 April 2011 09:12