22-vjeçari u bashkua me Realin nga Ëerder Bremen në verën e vitit 2010 dhe babai i tij mendon se ai mund të bëhet i rëndësishëm për klubin e tij, sikurse Lionel Messi për Barcelonën.
“Unë nuk mendoj se Mesut tashmë e ka arritur kulmin e tij. Ai ende ka shumë potencial”, ka thënë Mustafa për Ëelt.
“Mesut është nr. 10 në Madrid, por lojtarët e tjerë nuk janë duke punuar për të. Mesut ende vrapon në mes 12 dhe 14 kilometra në lojë.”
“Ai mbledh topin në pjesën e pasme dhe pastaj drejton lojën nga mesfusha. Që do të thotë se ai djeg shumë energji. Unë jam i bindur se ai do të bëhet lojtar yll në Madrid, në qoftë se ai vazhdon të zhvillohet.”
Ozil ka bërë mbi 60 paraqitje zyrtare për Madridin, që nga ardhja e tij në Spanjë, vitin e kaluar. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 04 October 2011 16:36