Orlando City po programon goditjen më të madhe në afatet kalimtare, ndërsa pronari i ri i klubit të MLS-së (kampionati amerikan i futbollit) ka pranuar se ëndrra e tij është ta marrë Cristiano Ronaldon në Florida. Klubi ka arritur të sigurojë yllin brazilian Kaka, me Robinho dhe Javier Hernandez që duket se janë objektivat e radhës.
Por numri një i Olrlandos, Flavio Augusto da Silva, ka zbuluar se “Topi i Artë” është në krye të listës së tij të dëshirave. “Sinqerisht, ne na pëlqen shumë Ronaldo. Do ta merrnim menjëherë pa u menduar”, ka thënë Da Silva në një intervistë për “Marca”.
“Fizikisht, ai është më i kompletuar se Messi, dhe do të kishte një përfocim mjaft i madh në aspektin e marketingut në krahasim me argjentinasin”. Orlando nuk e ka nisur shumë mirë kampionatin, duke mbajtur vendin e 16-të dhe ka shumë mundësi që të mos kualifikohet në fazën ‘Play-Off[ në Konferencën e Lindjes.
Da Silva, gjithsesi, shpreson që Ronaldo të mund t’i ndihmojë ata që ta përmirësojnë situatën. “Shpresa jonë është që të nënshkruajmë me të për sezonin e ardhshëm. Kemi dëgjuar vazhdimisht se atij do t’i pëlqente të luante në Amerikë”, ka përfunduar pronari i Olrando City-it.
Friday, 02 October 2015 15:31