Oklahoma ka arritur fitoren e dytë radhazi në fushën e saj përballë San Antonio duke përmbysur parashikimet e katër ditëve më parë kur një fitore ndaj teksanëve dukej mision i pamundur. Suksesi 109-103 I jep mundësinë skuadrës së Kevin Durant të shpresojë për arritjen në finalen e madhe, pasi për momentin, Oklahoma duket në gjendje të kalojë San Antonion.
Pikërisht Kevin Durant ka qenë protagonisti absolut i ndeshjes pasi ka shënuar 18 nga 36 pikët e tij në 7 minutat e fundit të takimit duke u përballur i vetëm me San Antonion që po mundohej të kthehej në garë. Pikëshënuesi më i mirë i NBA në tre sezonet e fundit, shtoi 6 topa në tabelë e 8 pasime, ndërsa ndihmën më të madhe e mori nga Serxh Ibaka (26 pikë) dhe Kendrik Perkins (15 pikë, 9 topa në tabelë).
Për San Antonion shkëlqeu i zakonshmi Dankan, autor i 21 pikëve e 8 topavë në tabelë. Toni Parker dhe Manu Xhinobili nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë por duket se mjeshtri Popoviç ka gjetur një tjetër lojtar që do të bëhet ylli i kësaj skuadre, Kauhi Leonard, i cili në këtë ndeshje ka shënuar 17 pikë e 9 topa në tabelë. Lojtari që është në vitin e tij të parë në NBA, është kthyer në kandidatin kryesor për të zënë vendin e Tim Dankan në të ardhmen. (LajmeShqip.com)
Sunday, 03 June 2012 08:03