Një ankesë e madhe ndaj “Special One”, CR7, nuk ndihet i kënaqur me skemën taktike të Murinjos, të paktën në ndeshje të tilla si këto “El Classico” ndaj Barcelonës së Pep Guardiolës dhe Lionel Mesit.
Ylli portugez ka një kritikë ndaj “Strategut te ti” që qëndron në stol dhe që merr vendimet, kritikë që shpreh gjithë dëshpërimin e një lojtari të madh që, në këtë mënyrë, nuk arrin të bëjë gjëra të mëdha.
“Nuk më pëlqen kjo mënyrë loje, por ç’të bëj duhet të përshtatëm”, kanë qenë fjalët e numrit CR7.”
Më pas, kalon menjëherë tek tema e përjashtimit të Pepe-s me karton të kuq, duke deklaruar se më 10 lojtarë është shumë më e vështirë, sidomos ndaj Barcelonës.
“Ishte ndërhyrje e ashpër, ndoshta edhe për karton të kuq, nuk mund ta gjykoj tani, do ti shohim incizimet e më pastaj të flasim.”
“Barcelona fitoj 0-2 në fushën e tonë në gjysmëfinalen e parë të “Champions League” dhe janë tani shumë pranë kalimit për në finalen e madhe të “Wembley-t”, megjithatë mendoj se nuk kemi çka të humbasim në lojën kthyese dhe do bëjmë maksimumin.”
“Të luash me 10 lojtarë është më e vështirë, ishin fjalët e CR7, nuk e kuptoj pse në gjithë turët me eliminim në “Champions League” kush luan kundër Barçës përfundon me 10 vetë.”
Në këtë listë fut edhe gjysmëfinalen ndaj Çelseas para dy vjetësh dhe përjashtimin e Robin Van Persit të Arsenalit po përballë katalanasve këtë edicion.
“Nuk dua të justifikohem, por po theksoj edhe një herë se me dhjetë vetë është më e vështirë sesa me 11, më keq sepse ishte parashikuar të hynte “Kaka” në 20 minutat e fundit në vend të “Lasana Diarras-ë” dhe ne do të luanim më shumë në sulm.”
Kjo nuk ndodhi dhe Ronaldo nuk qe në gjendje të bënte futbollin që pëlqen më shumë, atë sulmues.
“Barcelona si gjithmonë bëri paraqitje të mirë, mbajti topin mirë, konkretizoi rastet mirë, i përgëzoj katalanasit për spektaklin e treguar dhe e uroj Messi-n për golat e shënuara, me të vërtetë është dhe do të mbetet një ndër lojtarët më të mirë në botë, ketë e tregoj edhe mbrëmë.”
“E keni parë se si lëviz me topin, është vështire të ndalet nga një ose dy mbrojtës, për të nevojitet e tërë mbrojtja sepse në hapësira shumë të vogla, kur nuk të shkon mendja ai depërton dhe shënon, është e vërtetë që është e lehtë kur luan kundër 11 lojtarëve, do te doja edhe unë te luaj një ditë kundër 10 lojtarëve të Barcelonës” tha CR7 per Messi-n.
Thursday, 28 April 2011 11:49