Shkëlzen Gashi nuk është duke gjetur vend në formacionin startues të Baselit.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, nuk u ftua as në 18 e Baselit, për ndeshjen me Young Boys.
Gashi i cili është golashënuesi më i mirë në Zvicër për dy vitet e fundit, nuk po mundet që të gjejë një vend në formacionin e trajnerit, Urs Fischer.
Kur u pyet, trajneri Urs Fischer, nga gazetarët se përse nuk ishte ftuar Gashi për këtë ndeshje ai është përgjigjur se mund t’i ftojë vetëm 18 nga 28 lojtarët që ka.
“Ne kemi 28 lojtarë. Por vetëm 18 mund të ftohen për një ndeshje. Gjithashtu edhe Also Kakitani nuk ishte në skuadër”, ka thënë Fischer, transmeton Gazeta Express.
Monday, 26 October 2015 14:02