26-vjeçari arriti nga Palermo në ditën fundit të transferimit, në muajin gusht, por tashmë ka bërë një vend të rre
gullt te rossonerët.
Performanca e tij ndaj skuadrës së Franko Colomba ishte mbresëlënëse, pasi ai shënoi tre gola, ku ekipi i tij fitoi me rezultat 4-1.
“Si mund të ndihem? Unë sinqerisht nuk e besoj ende që shënova tre gola,” tha Nocerino për La Gazzetta dello Sport. “Më parë, unë kam shënuar vetëm tre gola në një sezonë të plotë.”
Nocerino pastaj vazhdoi të flasë për shanset e ekipit të tij për rimarrjen e kreut në Serie A, duke këmbëngulur se ata tani janë të gatshëm për një sulm në ligë, pas një fillimi të ngadalshëm që patën.
“Golashënuesi më i mirë Milanit? Unë nuk jam shumë sulmues por sulmuesi tanë do të shënojnë shumë gola,” tha ai.
AC Milan u ngjit në vendin e pestë në Serie A pas fitores ndaj Parmës. Ata tani përgatiten për të udhëtuar në kryeqytet për t’u përballur me Romën, të shtunën. (LajmeShqip.com)
Friday, 28 October 2011 10:52