Njukasëll i është afruar vendit të katërt në renditje duke fituar 2-0 ndaj Bllekbërn në ndeshjen e javës së 23-të. Autogoli i Skot Dan dhe një gjuajtje e Obertan në minutat e fundit solli suksesin për ekipin e drejtuar nga Alan Pardju, që tashmë është vetëm 3 pikë larg Çelsit të vendit të katërt.
Ndërkohë, ka vazhduar kriza e Arsenalit, që për të katërtën ndeshje radhazi nuk arrin të fitojë. Pengesa e radhës quhet Bolton, që ka ndalur topçinjtë na barazimin 0-0 duke bërë që ata të bien tashmë në vendin e 7-të në renditje. Arsenalit nuk i ka buzëqeshur as fati në këtë sfidë, pasi dy gjuajtje të Van Persit janë ndalur nga shtylla. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Aston Vila-QPR 2-2
Bolton-Arsenal 0-0
Sandërlend-Noruiç 3-0
Fullhem-Uest Bromuiç 1-1
Bllekbërn-Njukasëll 0-2
Renditja
M. Siti 54, M. Junajtid 54, Totenhem 49, Çelsi 42, Njukasëll 39, Liverpul 38, Arsenal 37, Sandërlend 30, Stok 30, Everton 29, Noruiç 29, Aston Vila 28, Fullhem 27, Suonsi 27, Uest Bromuiç 26, QPR 21, Bolton 20, Bllekbërn 18, Ulvërhempton 18, Uigan 15.
Thursday, 02 February 2012 00:04