Lojtari holandez Ruud Van Nistelrooy në sezonin e ardhshëm do të luajë në Malaga, me opcion që të luaj edhe një sezonë tjetër, shkruan Marca.
Van Nistelrooy ka udhëtuar nga Roterdam drejt Malagas, për të kryer kontrollimet mjekësore para se të nënshkruajë kontratën.
Sipas medieve angleze, nëse nuk arrihet një marrëveshje, Nistelrooy do të kalojë në Birmingham.
Michael Owen ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me United, shkruajnë mediet angleze.
Pas skadimit afatit dyvjeçar, Oëen do të qëndrojë në Old Trafford së paku edhe një vit. Ish-lojtari i Liverpoolit, Real Madridit dhe Newcastles, për dy vite ka luajtur 48 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola.
Ndërsa ekipi anglez Tottenham është i gatshëm të pranojë oferta për Luka Modriç dhe Gareth Bale, vetëm mbi 75 milionë funte.
Sipas medieve angleze, Luka Modriç, i cili po kërkohet nga Manchester United, kushton 25 milionë funte, kurse Gareth Bale kushton 50 milionë funte dhe Inter është ai i cili po e kërkon më së shumti.
Wednesday, 01 June 2011 14:42