Sulmuesi i Vijareal, Nilmar, ka treguar se ai është i lumtur që mbeti në klub. Sulmuesi 27-vjeçar ishte pranë bashkimit me Sao Paulo në janar, pasi klubi brazilian ra dakord me Vijarealin për një ofertë prej 8 milionë eurosh por Nilmar nuk arriti të gjente gjuhën e përbashkët me gjigandët brazilianë.
Ndaj ai ka treguar tashmë se është i kënaqur që luan përsëri për “Nëndetësen e Verdhë”.
“Jam i lumtur dhe i etur për t’i bërë gjërat mirë”, ka thënë Nilmar për “EFE”.
“Kam edhe dy vite të mbetura në kontratën time me Vijareal dhe kjo është arsyeja pse unë jam duke qëndruar këtu”.
“Është e vërtetë se gjërat ndryshojnë në futboll dhe se çdo gjë mund të ndodhë, por për tu larguar unë, duhet të mbërrij ndonjë ofertë e mirë për të dyja palët”.
Nilmar iu bashkua Vijarealit në verën e vitit 2009 nga Internacional. Ai ka bërë mbi 100 paraqitje zyrtare për skuadrën spanjolle, duke shënuar mbi 30 gola. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 14 February 2012 13:03