Mediat turke kanë publikuar lajmin e bujshëm se Uesli Shnajder është një objektiv i merkatos së verës për Çelsin, pas kërkesës së Zhoze Murinjos, i cili e vlerëson atë mes lojtarëve të tij të preferuar. Sipas raportit të mediave, lojtari është gati t’i japë lamtumirën Turqisë pas vetëm 6 muajsh, ku u bë pjesë e Gallatasarajit dhe ndihmoi që të fitohej kampionati turk nga kjo skuadër.
Holandezi 28 vjeçar u transferua në janar nga Interi për 7 milion paund, duke firmosur një marrëveshje prej 3 vitesh e gjysmë, por tani situata ka ndryshuar plotësisht.
Mediat turke flasin se si futbollisti nuk është përshtatur plotësisht me idetë e trajnerit Terim, që i kërkon të sakrifikohet edhe në mbrojtje, ndaj edhe Gallatasaraj nuk do t’i përgjigjej me “jo” një oferte të arsyeshme nga ana e Çelsit.
Marrëdhënia miqësore mes Shnajder dhe Murinjos ka filluar në kohët e Interit, kur mesfushori ishte pjesë e skuadrës që fitoi Ligën e Kampioneve nën drejtimin e portugezit. Të dy kanë shprehur vazhdimisht admirimin ndaj njëri-tjetrit, edhe kur rrugën e tyre u ndanë, ndërsa Shnajder konfirmoi se kishte pranuar t’i bashkohej Gallatasarajit pasi foli më parë me Murinjon. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 04 June 2013 09:20