Me ftesë të Associacionit për sport dhe të rinj të Komunës Kizilcahamam nga Ankara e Turqisë, anëtarët e Përfaqësueses së Kosovës në mundje kanë marrë pjesë në Turneun e parë Ndërkombëtar “Riza Dogan” që është mbajtur më 26-27 maj 2011 për kategorinë e seniorëve.
Organizatori i këtij turneu së bashku me organizatën TIKA ka marrë për obligim ti mbuloj shpenzimet financiare të udhëtimit për gjashtë vetë katër mundës një trajner dhe një zyrtar te FMK-së dhe të akomodimit për dhjetë vetë që do marrin pjesë në ketë turne, ndërsa Departamenti i Sportit i ka mbuluar shpenzimet për tre mundësi të tjerë.
Përfaqësuesen e Kosovës e ka drejtuar përzgjedhësi, Sylejman Shala. Përfaqësuesen e Kosovës e përbënë këtë mundës: Egzon Shala, Kastriot Sedolli, Skender Kokollari, Pajtim Shala, Kenan Daci, Alban Sopa, Edon Shala.
Siç informon nga Ankaraja, Sylejman Shala, trajner i përfaqësueses se Kosovës dhe sekretar i FMKsë, mundësit tanë patën paraqitje tejet dinjitoze në këtë garë prestigjioze. Dy mundësi u nderuan me medalje.
Medalje të artë fitoi, Egzon Shala, kategoria 84 kg.
Medalje të argjendtë/Kastriot Sedolli, kategoria 55 kg.
Vendi gjashtë, Kenan Daci, kategoria 66 kg , Alban Sopa, kaetgoria 66 kg dhe Pajtim Shala, kategoria deri në 84 kilogramë.
Kosova në plasmanin e përgjithshëm u rendit në pozitën e tretë në bazë të medaljeve të fituar në këtë garë.
Ky turne do t’ ju shërbejë mundësve të Kosovës për përgatitje sa më të mira për garën tashmë tradicionale “Margaritari i Maqedonisë” që do të mbahet në Shkup të Maqedonisë në muajin qershor 2011 dhe është në kalendarin zyrtar të të FILA-së.
Federata e Mundjes e Kosovës, falënderon organizatën TIKA dhe Departamentin e Sportit të Kosovës për mbështetjen e dhënë për këto gara ndërkombëtare.
Friday, 27 May 2011 13:24