Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dëshiron që Neymar të mbetet në Camp Nou deri në fund të karrierës.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu shpreson se sulmuesi Neymar do të mbetet në Camp Nou deri në fund të karrierës së tij.
Reprezentuesi brazilian zgjoi interesim nga Manchester United, gjatë afatit kalimtar të verës.
Por, Bartomeu ka konfirmuar rëndësinë e Neymarit për Barcelonën.
“Shpresoj që Neymar ta mbyll karrierën me ne”, deklaroi Bartomeu për “Rac 1”.
“Asambleja e ardhshme? Do të jetë e rëndësishme sepse vendosim rrugëtimin e ardhshëm të klubit për vitet e ardhshme”, u shpreh ai.
Wednesday, 02 September 2015 17:07