Neymar ka fajësuar vetveten për dështimin e kombëtares së Brazilit në Kupën e Amerikës.
Ylli i Barcelonës, Neymar, ka fajësuar vetën për dështimin e Brazilit në Kupën e Amerikës që u mbajt gjatë kësaj vere.
23 vjecari u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Kolumbisë pas një zënke me mbrojtësin Jeison Murillo. Ky karton i kushtoi Neymarit me 4 ndeshje mos lojë duke mbaruar kështu për të Kupa e Amerikës, por tani braziliani premton se në të ardhmen nuk do të ketë kësi gabime.
“Unë e shoh vetën fajtor për dështimin në Kupën e Amerikës. Kartoni i kuq ishte i tepërt nga ana ime dhe premtoi se në të ardhmen nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Kam mësuar shumë nga ai dënim prej katër ndeshjeve”, është shprehur kapiteni i kombëtares së Brazilit.
Monday, 31 August 2015 16:06