Talenti brazilian i Santosit, Neymar, ka thënë se ëndrra e tij më e madhe është që të luajë në Evropë dhe atë në Ligën e Kampionëve, ndonëse nuk e ka përmendur se për cilin ekip dëshiron të luaj.
“Jam shumë i lumtur për momentin tek Santosi. Ne e fituam Kupën e Libertadores, por nuk mund ta mohoj dot se ëndrra ime është që të luaj në Evropë. Me kalimin e kohës do të vërtetohet se për cilën skuadër do të luaj”, tha Neymar.
Për lojtarin në fjalë janë të interesuara të gjitha top skuadrat Evropiane dhe lojtari është në vështirësi se kë do ta zgjedh.
Presidenti i Santos, Luis Alvaro Ribeiro ka thënë se Real Madridi ka kontaktuar me të rreth transferimit të Neymar, të cilin e kërkon prej kohësh atë.
“Real Madridi ka kontaktuar me ne për të diskutuar rreth çështjes Neymar, por ne vazhdojmë të jemi të qartë pasi nëse dikush arrin të paguajë një çmim prej 45 milionë eurosh, atëherë ai mund të largohet nga Santosi”, tha Ribeiro.
Ekipi londinez thotë se është në përfundim rreth transferimit të brazilianit Neymar. Siç njoftojnë mediet evropiane, Chelsea ka heqë dorë nga blerja e Sergio Aguero dhe është fokusuar në blerjen e Neymar.
Chelsea ka filluar bisedimet me Santos me shpresë se një shume prej 40 milionë funtesh, sa edhe ka dëmshpërblimin në kontratë, do të mund ta blejë.
Agjentët e lojtarit Vagner Ribeiro dhe Pini Zahavi kanë udhëtuar për në Londër për të biseduar rreth transferimit të mundshëm. Neymarin edhe vitin e kaluar ka dashur ta blejë Chelsea, duke iu ofruar 22 milionë euro, mirëpo ai ka refuzuar.
Trajneri i Santosit, Mauricy Ramalho ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e Neymarit në Real Madrid, gjithnjë nëse ky i fundit largohet nga klubi brazilian.
Sulmuesi Neymar është ndër objektivat kryesore të Real Madridit dhe Chelseas në afatin kalimtar të verës.
“Kam frikë për të ardhmen e Neymar në Madrid ngase e njëjta gjë mund t’i ndodh me atë që i ka ndodhur Kakas. Madridi është shumë i ndryshëm nga Santos. Unë nuk e di nëse ai do të jetë i lirë në fushë, sepse Jose Mourinho pëlqen shumë lojën taktike, ai nuk u lejon të luani lojën tuajt” tha Mauricy Ramalho.
Wednesday, 29 June 2011 08:36