Skuadra e Newcastle dhe të rinjtë në Premier League, QPR, kërkojnë ta marrin Daniel Sturridge.
Sturridge ka thënë më parë se ai dëshiron që në fund të sezonit të rikthehet te Chelsea dhe të luajë bashkë me Torres.
I riu Sturridge ka shkëlqyer te skuadra e Boltonit, ku në 11 ndeshje me të ka shënuar plot 8 gola.
Newcastle dhe QPR do të përpiqen ta transferojnë atë gjatë merkatos verore.
“Blutë e Londrës” bëjnë ofertë për portierin e ri të talentuar të Genkut, Thibaut Courtois.
19-vjeçari Thibaut Courtois ka ndihmuar shumë ekipin e tij drejt garës për titull.
Gjithashtu, ky portier kërkohet e dhe nga Manchester United, Tottenham dhe Newcastle
Ancelotti shpreson se do ta sjelle ketë portier në radhët e “Bluve”
“Për mua Premier League dhe Bundesliga janë kampionatet me të mira ku dua të luaj”, ka thënë Courtois.
Thibaut Courtois vlerësohet me një shumë prej 5 milionë funte.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka pranuar se ai është i gatshëm që të largohet nga klubi, duke u dhënë kahe komplet tjetër spekulimeve për të ardhmen e tij.
“Unë dua të largohem nga Manchester City. Futbolli ka ndryshuar shumë për mua dhe unë nuk e di nëse do t’ia dal deri në Botërorin e radhës. Dhe kjo nuk ka të bëjë me atë nëse ftohem apo jo në kombëtare”
“Unë jam trajtuar shumë mirë dhe jam falënderues. Unë po ashtu kam dhënë gjithçka për klubin, por unë kam nevojë për ndryshim të skenës”, deklaroi Tevez.
Chelsea e dëshiron shume ketë lojtar dhe ka ofruar për te deri ne 40 milion euro. Pas konfirmimit nga Tevez se do largohet me shume mundësi destinacioni do jete Londra por ky sulmues kërkohet dhe nga Inter.
Saturday, 21 May 2011 08:43