Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Gary Neville e ka quajtur trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger si njeri që është “ose naiv ose arrogant”.
Neville ka kritikuar Wengerin për dështimin e transferimit të një lojtari si pasardhës të ish-kapitenit, Patrick Viera dhe beson se në mungesë të një lojtari të tillë në mesfushë nuk do të mund të arrijë të fitojë titullin.
Duke folur për Sky Sports, pas barazimit me Liverpoolin, Neville ka thënë se Arsenali ka mesfushorë shumë të mirë me Cazorlan dhe Coquelinin, transmeton Koha.net.
“Mendoj se aty ka lojtarë të mirë, Cazorla është fantastik që ta shikosh, por ne po flasim për ta fituar titullin. Mendoni për Fabregasin ose Scholesin kur ne luanim, lojtar fantastik, duhet të ndërtoni ekipin rreth tyre, diçka që ndoshta tani nuk mund ta bëjnë. Për mua kjo është arrogancë, vërtet mendoj ashtu. Të mendosh se nuk duhet ta adaptosh ekipin, të bësh ndryshime që të ketë efikasitet ndaj ekipeve të tjera kur luan”, ka thënë Neville.
Ai më tutje ka shtuar: “Wenger është ose naiv ose arrogant, sepse vazhdojnë të humbasin në këtë mënyrë. Është punë besimi këtu. Po flasim për lojtarët si Vieira, Petit, Gilberto Silva, Martin Keown, Sol Campbell, Tony Adams, të gjithë lojtarë të fuqishëm. Karakteret e fuqishme të duhen, fuqia që duhet për ndeshjet pa marrë parasysh kundër kujt luan, Blackburnit apo Manchester Cityt me lojtarë si Toure dhe Kompany. Profili i lojtarëve e ndërron komplet stilin e lojës”.
Tuesday, 25 August 2015 13:08