Gardiani i Gjermanisë shkoi në Allianz Arena, pas spekulimeve të zgjatura në verë, me një tarifë që thuhet të jetë 18 milionë euro.
Megjithatë, Bild ka cituar se vlera e blerjes së Neuer ka qenë 22 milionë euro, me një numër të pagesave shtesë që detyrohet, varësisht nga suksesi i Bayern.
Në klauzolë thuhet se nëse Bayern do t’i fitojë dy Bundesliga gjatë 4 sezoneve dhe të arrijë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në dy raste, pagesa do të rritet në 27 milion euro.
Në rastin më ekstrem, nëse skuadra gjermane fitojnë Ligën e Kampionëve deri në vitin 2015, ekipi nga Gelsenkirchen do të jetë përgjegjës për një pagesë prej 33 milionë euro.
Neuer ka filluar kohën e tij në klub në mënyrë të shkëlqyer, dhe ka vendosur tashmë një rekord të ri klub për sasinë e kohës në fushë pa pranuar një gol. (LajmeShqip.com)
Saturday, 15 October 2011 17:24