Sulmuesi i Brazilit, Neimar, ka bërë të qartë se sipas tij, në listën e pretendentëve për të fituar Botërorin 2014 nuk përfshihet emri i Anglisë. Sulmuesi i talentuar do të vihet nesër përballë Anglisë në miqësoren që luhet në stadiumin “Marakana”, takimi i dytë mes dy përfaqësueseve në këtë vit.
“Unë kam shumë respekt për shumë lojtarë të Anglisë, pasi ata kanë arritur gjëra të jashtëzakonshme me klubet e tyre. Por si ekip kombëtar, shoh Anglinë dhe nuk më duket se do të jetë një rrezik i mirëfilltë në Kupën e Botës”.
“Ne duam të fitojmë Kupën e Botës para tifozëve tanë dhe dy përfaqësueset që mendoj se përbëjnë rrezik për ne janë Gjermania dhe Spanja. Pas tyre është një grup ku përfshihen Argjentina, Holanda, Italia dhe ndonjë emër tjetër, por as që e mendoj Anglinë si pretendente”, ishte thumbimi i sulmuesit.
Kjo deklaratë duket e çuditshme edhe për faktin se Brazili është mundur 2-1 nga anglezët në ndeshjen e luajtur në muajin shkurt në stadiumin “Uembli” në Londër. (LajmeShqip.com)
Saturday, 01 June 2013 21:52