Në ditët kur gjithë bota po flet për Mesin, është një tjetër sulmues që po i gëzohet golave të bukur dhe të rëndësishëm, braziliani Neimar. Ky i fundit ka shënuar një tregolësh për Santos kundër Internacional në Kupën Libertadores, ndërsa ka pranuar se goli i dytë ishte thuajse i pamundur për t’u shënuar përsëri, qoftë edhe në botën virtuale para një kompjuteri.
“Unë nuk mund ta shënoj asnjëherë një gol të tillë, as në lojërat kompjuterike, pasi duhet ta prekësh topin shumë shpejt”, tha ai për “TVGlobo”.
“Do të më duhet ta shoh në televizor për ta kuptuar saktësisht se çfarë kam bërë te dy golat e mi në aksion! E di që po vrapoja, po dribloja, por kur e çova kokën lart isha para portës”, shpjegoi ai duke lënë të kuptohet se gjithçka kishte qenë thjesht instiktive. (LajmeShqip.com)
Friday, 09 March 2012 21:50