Neimar shënoi 3 gola në suksesin e Santos përballë Internacional me rezultatin 3-1, në derbin brazilian të fazës së grupeve të Kupës Libertadores, ndërsa Fluminense mundi 2-1 Boka Juniors duke ndaluar serinë e 36 ndeshjeve pa humbje në të gjitha turnetë të klubit të famshëm argjentinas.
Tregolëshi i Neimar u dha kampionëve në fuqi fitoren e parë në këtë sezon të turneut dhe e ngjiti këtë skuadër në vendin e dytë në Grupin 1 me 3 pikë pas dy ndeshjeve.
Ndërkohë, në ndeshjen e Grupit 4 të luajtur në Buenos Aires, ish-mesfushori i Çelsit dhe Portugalisë, Deko, ishte vendimtar me lojën e tij për Fluminense. Ai dha pasimin për golin e parë të Fred në minutën e 10-të, ndërsa shënoi golin e fitores në minutën e 55-të, pasi Somoza kishte barazuar më parë për ekipin argjentinas.
“Sot bëmë një tjetër hap drejt kualifikimit”, ishin fjalët e Deko për fitoren që ngjiti skuadrën e tij në kreun e grupit me 6 pikë pas dy ndeshjesh. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Penjarol-Universidad Kili 1-1
Vasko da Gama-Alianza Lima 3-2
Union Espanjola-U. Katolika 1-1
Deportivo Quito-Velezh Sarsfield 3-0
Santos-Internacional 3-1
Korinthians-Nacional Asuncion 2-0
Boka Juniors-Fluminense 1-2
Thursday, 08 March 2012 10:02