Do të ketë një polic për çdo ballkon në pallatet që janë afër stadiumit “Elbasan Arena”.
Lajmin e konfirmoi policia e shtetit, nëpërmjet zëdhënësit të saj. Ndërkohë që vazhdon mbledhja mes drejtuesve të policisë për masat që do të merren për ndeshjen kundër Serbisë, shkruan “Panorama Sport”.
Ja komunikata e policisë:
Grupi i punës duke diskutuar për masat e marra deri tani dhe për masat shtesë që duhet të merren për garantimin e Rendit e Sigurisë në Stadium e jashtë tij për ndeshjen ndërkombëtare Shqipëri-Serbi. Masa të rrepta në drejtim të qarkullimit rrugor, të kontrollit të tifozëve në hyrje për në stadium, por edhe të atyre që s’do mund të hyjne dot. Masa në lartësitë e pallateve nga forcat “Renea”.
Masa për ballkonet e pallateve përreth stadiumit. Asnjë kryefamiljar nuk mund të fusë në banesë përveç familjes se tij. Askush të mos bëjë asnjë tentativë, pasi çdo banesë përreth stadiumit do kontrollohet imtësisht dhe çdo ballkon do ketë punonjës policie. Masa sigurie për skuadrën mike dhe miqtë që do vijnë nga Serbia. Masa edhe nga ajëri për ndonjë të papritur.
Këto masa jo për të frenuar apo penguar tifozat. Aspak. Masat për mbarëvajtiën e ndeshjes duke i ardhur në ndihmë skuadrës kombëtare dhe vendit tonë. Na mirkuptoni e na mbështesni, pasi kërkesat e UEFA-s janë drastike. Të bashkëpunojmë e të mirëkuptojmë njëri-tjetrit më shumë se çdo herë tjetër. Ndeshja të kthehet në festë e jo në nacionalizëm a patriotizëm të sëmurë, që veç do dëmtojë ëndrrën e shqiptarëve. Suksese kombëtares.
Tuesday, 29 September 2015 14:09