Lojën e mbrëmjes kundër Osasuna për një lojtar të Barcelonës do të ketë shumë rëndësi. Bëhet fjalë për Valdes Victor, që në qoftë se ai luan sonte, do ti regjistronte 400 ndeshje për Barcelonën.
Victor Valdes Barcelonës iu bashkua me 1 korrik 1992, por vetëm pas dy muaj familja e tij u shpërngul në Tenerife. Megjithatë, ai u kthye në Barcelona tre vjet më vonë.
Sezoni 2002/03 ishte e para e tij në ekipin e parë. Në fillim minutazhën ka ndarë me Robert Bonanno, por deri në fund të sezonit u bë portieri i parë. Debutimin për ekipin parë e ka regjistruar më 14 Gusht 2002, kundër Legia Varshavë. Ai ishte 20 vjet, dhe ekipi i tij fitoi me një rezultat 3:0.
Sezonin e ardhshëm ai ishte lojtari me paraqitjet më të madh për Barcelona. Barcelona përfundoi e dyta në La Liga, dhe kredi të madhe kishte posaçërisht ai.
Barcelona sezonin 2005/06 përfundoi me dy trofe të fituara, La Liga dhe Champions League, dhe Valdes kishte merita të mëdha. Në finalen e Ligës së kampionëve luajti shumë mirë dhe kishte merita të mëdha.
Në sezonin 2006/07 Valdes u la si portier i parë i rrjetit në formacionin e Barcelona duke luajtur në të gjitha 38 ndeshjet në ligë. Në sezonin 2007/08 ai nuk luajti në tre ndeshje për ti mundësuar Jose Manuel Pinto që të debutojë.
Në sezonin 2008/09 ai fitoi trofeun e dytë Zamora,i cili i është dhënë portierit më të mirë në ligë.
Dhe sezoni i fundit për Valdes ishte shumë e suksesshme. Fitoi trofeun e tij të tretë Zamora, dhe ka marre një total prej vetëm 24 gola në 38 ndeshje në kampionat.
Partitë e tij të shkëlqyeshme në fanellën blu-kuqe nuk ka shkuar pa u vënë re, kështu që ai mori një telefonatë për Mundijalin në Afrikën e Jugut.
Për Barcelona ai mblodhi 399 shfaqje, duke luajtur 36,042 minuta.
“Valdes, urime për këtë përvjetor të madh dhe shpresojmë që do të festosh më shumë sigurisht në këtë fanellë.” thuhet ne deklaratën e klubit katalun.
Saturday, 23 April 2011 11:30