Uashington Uizards, të tërhequr nga i zakonshmi Xhon Uoll, kanë dhuruar surprizën e mbrëmjes në NBA duke mundur 105-102 Oklahoma Siti Thandër. Ndonëse Uestbruk (36 pikë, 5 topa në tabelë, 7 pasime) dhe Durant (33 pikë, 8 topa në tabelë) kanë qenë në një formë të shkëlqyer, pjesa tjetër e skuadrës nuk e ka ndjekur ritmin e tyre. Si rrjedhojë, Uashington siguron fitoren e dytë sezonale, ndërsa ndal Oklahoman pas 7 fitoreve radhazi. Në ndeshjet e tjera, bie në sy fitorja e LA Klipërs me Dallas, ku takimi është vendosur nga një 3-pikësh i Billaps në sekondën e fundit të ndeshjes. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
18.01.2012
Denver-Filadelfia 108-104
Oklahoma-Uashington 102-105
San Antonio-Orlando 85-83
G. Steit-Nju Xhersi 100-107
Feniks-Nju Jork 91-88
Toronto-Boston 73-96
Portland-Atlanta 89-92
Detroit-Minesota 85-93
Memfis-Nju Orlins 93-87
Indiana-Sakramento 88-92
Dallas-LA Klipërs 89-91
Thursday, 19 January 2012 09:13