NBA ka mbyllur sezonin e rregullt dhe ka përcaktuar përfundimisht edhe radhën e renditjes së skuadrave në Konferenca për play-off që fillon të shtunën.
Ashtu siç pritej, Atlanta ka fituar 106-89 në ndeshjen e fundit përballë Dallas, pavarësisht 22 pikëve të Dirk Novickit dhe ka dënuar kampionët në fuqi me vendin e 7-të në renditjen e Konferencës së Perëndimit. Si rrjedhojë, Dallas do të përballet në raundin e parë të play-off me Oklahoman, një prej ekipeve kryesore që këtë sezon synojnë titullin kampion. Ndërsa Atlanta ka marrë një sukses shumë të rëndësishëm që i mundëson të luajë në shtëpi raundin e parë të play-off përballë Boston.
Memfis ka arritur të mundë Orlando me rezultatin 88-76 duke siguruar vendin e katërt në Konferencën e Perëndimit, arritja më e mirë në historinë e klubit. Por kjo arritje vlerësohet më shumë për faktin se “arinjtë” kanë siguruar faktorin fushë përballë LA Klipërs në raundin e parë të play-off.
Një nga përballjet më interesante në raundin e parë të play-off në Konferencën e Lindjes është ajo mes Majemit dhe Nju Jork. Ekipi i Floridas është mundur për të dytën ndeshje radhazi, këtë radhë me rezultatin e thellë 104-70, pasi ka lënë pushim LeBron Xhejms, Duejn Uejd dhe Kris Bosh. Ndërsa Nju Jork kalë në pushim vetëm Karmelo Entoni në fitoren 104-84 përballë Sharlot, duke dënuar skuadrën e zotëruar nga Majkëll Xhordan që të hyjë në histori si ekipi me përqindjen më të ulët të fitoreve në një sezon. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Nju Xhersi-Toronto 67-98
Portland-Utah 94-96
Denver-Minesota 131-102
Dallas-Atlanta 89-106
Filadelfia-Detroit 86-108
Kliveland-Çikago 75-107
Majemi-Uashington 70-104
Orlando-Memfis 76-88
Nju Jork-Sharlot 104-84
Miluoki-Boston 74-87
Nju Orlins-Hjuston 77-84
San Antonio-G. Steit 107-101
LA Leikërs-Sakramento 96-113
PLAYOFF
KONFERENCA E LINDJES
(1) Çikago – (8) Filadelfia
(2) Majemi – (7) Nju Jork
(3) Indiana – (6) Orlando
(4) Atlanta – (5) Boston
KONFERENCA E PERËNDIMIT
(1) San Antonio – (8) Utah
(2) Oklahoma Siti – (7) Dallas
(3) LA Leikërs – (6) Denver
(4) Memfis – (5) LA Klipërs
Friday, 27 April 2012 08:05