Fundjava e “All Star Game” ka lënë pasoja te Kevin Durant dhe Rasëll Uestbruk, të cilët morën pjesë në këtë eveniment, pasi të dy lojtarët e Oklahoma nuk ishin në formën e tyre më të mirë. Gjithsesi, ata u treguan vendimtarë në fitoren e vështirë 92-88 në fushën e Filadelfias pasi u zgjuan në periodën e katërt të ndeshjes duke arritur të rikuperonin një deficit prej 7 pikësh kur kishin mbetur edhe 5 minuta lojë. Për Oklahoman, që kryeson e shkëputur Konferencën e Perëndimit, kjo ishte fitorja e 6-të radhazi.
Një ndeshje mjaft interesante ka qenë ajo e Çikago ndaj San Antonio ku Derrik Rouz ka qenë përsëri protagonist me 29 pikët e tij, duke ndihmuar ekipin drejt fitores 96-89. Organizatori i Çikago vazhdon të ketë probleme me shpinën, por kjo nuk e ndaloi atë të udhëhiqte skuadrën drejt një suksesi që bën Çikagon ekipin e dytë që fiton në fushën e San Antonio në këtë sezon. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Orlando-Uashington 102-95
Oklahoma-Filadelfia 92-88
Miluoki-Boston 96-102
G. Steit-Atlanta 85-82
Kliveland-Nju Jork 103-120
Sharlot-Detroit 94-109
Dallas-Memfis 85-96
Toronto-Nju Orlins 95-84
Çikago-San Antonio 96-89
Portland-Denver 95-104
Hjuston-Utah 83-104
Minesota-LA Leikërs 85-104
Thursday, 01 March 2012 09:03