Oklahoma Siti Thandër, e udhëhequr nga i zakonshmi Kevin Durant, tashmë mund të cilësohet pa frikë si skuadra më e fortë e Konferencës së Perëndimit. Konfirmimi ka ardhur nga suksesi 108-96 përballë njw ekipi me emër si San Antonio ku Durant ka realizuar 21 pikë, 10 topa në tabelë dhe 7 pasime.
Një skuadër tjetër që po ecën jashtë çdo parashikimi në Konferencën e Perëndimit është Portland, e cila pavarësisht lamtumirës së Brendon Roi dhe dëmtimit të radhës së Greg Oden, mban vendin e dytë pas suksesit 98-78 ndaj Kliveland.
Kobi Brajant i ka dhuruar suksesin LA Leikërs nda Memfis, duke dominuar në ndeshjen e përfunduar 90-82. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
08.01.2012
Minesota-Uashington 93-72
Orlando-Sakramento 104-97
San Antonio-Oklahoma 96-108
Miluoki-Feniks 93-109
Kliveland-Portland 78-98
Memfis-LA Leikërs 82-90
Monday, 09 January 2012 10:47