Oklahoma ka eliminuar LA Leikërs nga play-off në NBA pas fitores 106-90 dhe fiton të drejtën për të shkuar në finalen e Konferencës së Perëndimit përballë San Antonio. Kobi Brajant ka dhuruar një nga paraqitjet e tij mbresëlënëse me 42 pikë e 5 topa në tabelë, por askush tjetër nga skuadra e tij nuk e ka ndihmuar, sidomos Endriu Bainëm i cili ka regjistruar vetëm 10 pikë, duke mos u shfaqur asnjëherë në gjendje të ndalte Kevin Durant. Ky i fundit e ka mbyllur natën me 25 pikë e 10 topa në tabelë, ndërsa Uestbruk ka shtuar 28 pikë dhe Harden 17. Tashmë LA Leikërs po mendojnë rindërtimin për sezonin e ardhshëm, ku mund t’i japin lamtumirën spanjollit Pau Gasol.
Dueli mes Boston dhe Filadelfias në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes ka vazhduar me fitoren 101-85 të Boston që ka marrë kryesimin e serisë 3-2 në fushën e saj. Për vendasit ka shkëlqyer Brendon Bas me 27 pikë, ndërsa Razhan Rondo vazhdon të shfaqë paraqitje të shkëlqyera si organizator, me 13 pikë e 14 pasime. Filadelfias këtë radhë i ka munguar kontributi i Andre Iguodala, i cili është ndalur në vetëm 8 pikë të shënuara. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Filadelfia (2)-Boston (3) 85-101
LA Leikërs (1)-Oklahoma (4) 90-106
Sonte
Indiana (2)-Majemi (2)
Tuesday, 22 May 2012 10:50