Vendimi i trajneri Greg Popoviç për të lënë pushim Toni Parker dhe Tim Dankan ka rezultuar i gabuar për San Antonio që është turpëruar në Portland përballë vendasve me rezultatin 137-97. Teksanët kanë qenë të pafuqishëm përballë Portland ku 7 lojtarë kanë shënuar më shumë se 10 pikë. Me këtë humbje, San Antonio ndalon serinë prej 11 fitoresh radhazi, por vazhdon të mbajë qetësisht vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.
Majemi vazhdon të tregojë me lojë spektakolare se këtë sezon nuk njeh rivalë. Në fitoren 120-108 përballë Sakramento, protagonisti i mbrëmjes ka qenë Duejn Uejd, i cili ka shënuar 30 pikë e 10 topa në tabelë, ndërsa ka dhënë spektakël falë kombinimeve me LeBron Xhejms. Suksesi konsolidon vendin e parë në renditjen e NBA për Majemi që tani ka fituar ndeshjen e 7-të radhazi dhe të enjten pret përballjen me Nju Jork dhe Xheremi Lin. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
21.12.2012
Detroit-Kliveland 100-101
Nju Orlins-Indiana 108-117
Sakramento-Majemi 108-120
Filadelfia-Memfis 76-89
San Antonio-Portland 97-137
Wednesday, 22 February 2012 09:04