Konferenca e Lindjes, zakonisht më e thjeshta në NBA, këtë sezon ka një garë të ethshme jo vetëm për të formuar listën e 8 skuadrave që do të shkojnë në playoff, por edhe për të përcaktuar fituesin. Këtë e tregojnë më së miri humbjet e Çikago ndaj Filadelfias si dhe ajo e Majemi ndaj Miluokit. Kjo ka bërë që gara për vendin e parë në këtë Konferencë të hapet për 5 skuadra ku përveç Majemi e Çikago, pretendentë janë edhe Filadelfia, Atlanta dhe Indiana. Ndryshe duken gjërat në Konferencën e Perëndimit ku pas thuajse 1/3 të këtij sezoni të shkurtuar, Oklahoma ka vendosur diktatin dhe është shkëputur nga të gjithë ndjekësit e saj, duke regjistruar deri tani 17 fitore e vetëm 4 humbje. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
01.02.2012
Uashington-Orlando 103-109
Çikago-Filadelfia 82-98
Detroit-Nju Xhersi 96-99
Toronto-Boston 64-100
Indiana-Minesota 109-99
Majemi-Miluoki 97-105
Oklahoma-Dallas 95-86
Feniks-Nju Orlins 120-103
Hjuston-San Antonio 91-99
Sharlot-Portland 68-112
LA Klipërs-Utah 107-105
Thursday, 02 February 2012 09:36