Majemi ka fituar një sfidë mjaft të rëndësishme përballë Indiana, duke arritur të marrë kryesimin 3-2 në serinë kundër kësaj skuadare. LeBron Xhejms (30 pikë, 10 topa në tabelë, 8 pasime) dhe Duejn Uejd (28 pikë) kanë gjetur mënyrën se si të depërtojnë pa problem në mbrojtjen e Indiana, duke i siguruar Majemit suksesin 115-83.
Në një ndeshje shumë të nervozuar, ku ka patur faulle shumë të rëndë nga të dy skuadrat, Majemi ka arritur të shkëputet që në fillim falë dy yjeve të saj që i kanë rezistuar lojës së rëndë fizike të lojtarëve të Indiana. Këta të fundit kanë humbur në periodën e tretë edhe shërbimet e Grenxher dhe Uest për dëmtime, ndërsa nuk kanë qenë në asnjë moment në gjendje të ndalnin dyshen fantastike të Majemit.
Tani seria zhvendoset përsëri në fushën e Indianas, atje ku Majemi do të tentojë të marrë fitoren e katërt për të mbyllur sa më shpejt këtë seri, duke përfituar edhe nga momenti negativ i ekipit kundërshtar. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 23 May 2012 08:03