Majemi është hakmarrë për humbjen në finalet e sezonit të kaluar në NBA duke mundur Dallas për të dytën herë radhazi këtë edicion. Kampionët në fuqi nuk kanë patur asnjë përgjigje ndaj yjeve të Majemi të cilët kanë shpërndarë detyrat mes tyre, duke u bërë të pakontrollueshëm. Si rrjedhojë, kanë qenë 6 lojtarë të vendasve që shënuan 10 pikë a më shumë, ndërsa në anën tjetër, vetëm Dirk Novicki me 25 pikë është përpjekur të reagojë për Dallas.
Oklahoma ka fituar një sfidë shumë të rëndësishme në fushën e LA Leikërs duke triumfuar me rezultatin 102-93. Kryesuesit e Konferencës së Perëndimit kanë bërë të qartë mesazhin se janë ata që duan të luftojnë për titull këtë sezon dhe provat i ka dhënë Rasëll Uestbruk, i cili ka qenë i pandalshëm me 36 pikët e tij. Endriu Bainëm me 25 pikë e 13 topa në tabelë dhe Kobi Brajant me 23 pikë e 9 topa në tabelë nuk mjaftuan për të ndalë furinë ofensive të Oklahomas që mori një kontribut të rëndësishëm edhe nga Kevin Durant, i cili shënoi 21 pikë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Uashington-Indiana 89-93
Dallas-Majemi 85-106
Nju Orlins-Portland 93-99
Oklahoma-LA Leikërs 102-93
Friday, 30 March 2012 08:08