Nju Jork është kthyer në një prej ekipeve më të ndjekurat NBA falë Xheremi Lin, i cili me paraqitjet e tij është kthyer në një hero për këtë skuadër duke i ndihmuar të marrë 6 fitore radhazi. Mendohej se entuziazmi i fillimit ishte ai që shtynte lojtarin me origjinë aziatike, por në fakt nuk ka rezultuar kështu, pasi Lin ka qenë vendimtar edhe në lojën e nervave pas një takimi të filluar me shumë gabime si ai ndaj Torontos. Në periodën e katërt, organizatori ka ndihmuar skuadrën e tij të përmbysë një disavantazh prej 18 pikësh, ndërsa ka shënuar trepikëshin e fitores në sekondën e fundit të takimit, duke i siguruar këtë fitore të rëndësishme ekipit të tij. Lin shënoi 27 pikë, 11 pasime e 2 topa në tabelë, për të forcuar më tepër pozitat e skuadrës në vendin e 8-të në Konferencën e Lindjes.
Në takimet e tjera kanë fituar të gjitha skuadrat e mëdha, duke filluar nga Majemi që ka mundur Indianan duke barazuar nisjen më të mirë të sezonit në historinë e klubit për 30 ndeshjet e para, 23 fitore e vetëm 7 humbje. Suksese të lehta edhe për dy pretendentët e tjerë të titullit, Oklahoma e Çikago, që kryesojnë dy Konferencat. (LajmeShqip.com)
Majemi-Indiana 105-90
Nju Jork-Toronto 90-87
San Antonio-Detroit 99-95
Sakramento-Çikago 115-121
Utah-Oklahoma 85-111
Hjuston-Memfis 83-93
Feniks-Denver 92-109
Uashington-Portland 124-109
Atlanta-LA Leikërs 78-86
Wednesday, 15 February 2012 09:01