LA Leikërs kanë kaluar Denver në ndeshjen e 7-të, duke fituar 96-87 dhe duke prenotuar një duel entuziazmues kundër Oklahomas në raundin tjetër. Taj Louson dhe Al Herrington me nga 24 pikë vunë në vështirësi kalifornianët në fundin e takimit, por vendasit arritën të kalonin në raundin e dytë falë paraqitjeve të Pau Gasol (23 pikë, 17 topa në tabelë, 6 pasime), Endriu Bainëm (16 pikë, 18 topa në tabelë) dhe sidomos Stiv Bleik që realizoi 5 nga 6 tentativat për 3 pikë.
Ndërkohë, në Konferencën e Lindjes kanë filluar gjysmëfinalet, ku Boston ka mundur në ndeshjen e parë Filadelfian me rezultatin e ngushtë 92-91. Takimi është vendosur nga Razhan Rondo me një paraqitje spektakolare ku ai regjistroi 13 pikë, 12 topa në tabelë dhe 17 pasime. Por ai ishte vendimtar falë shpejtësisë së tij, duke mos i lënë kundërshtarët t’i bënin faull në sekondat e fundit të ndeshjes, duke bërë që të kalonte koha dhe ata të mos kishin mundësi të gjuanin në kosh. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Denver (3)-LA Leikërs (4) 87-96
Filadelfia (0)-Boston (1) 91-92
Sonte
LA Klipërs (3)-Memfis (3)
Indiana (0)-Majemi (0)
Sunday, 13 May 2012 11:40