Kobi Brajant është shfaqur më në fund në formën e tij më të mirë duke udhëhequr LA Leikërs drejt një suksesi të rëndësishëm 99-96 ndaj Oklahomas, për të evituar humbjen e tretë radhazi të skuadrës së tij. Ylli i kalifornianëve shënoi 36 pikë, 7 topa në tabelë dhe 6 pasime, duke gjetur më në fund sigurinë që i kishte munguar gjatë dy ndeshjeve të para Brajat shënoi 16 pikë në periodën e fundit, por ajo që ra në sy ishte qetësia dhe saktësia në gjuajtjet e lira ku realizoi 18 pa asnjë gabim. Në një ndeshje ku nuk mungoi tensioni, lojtari më i mirë për Oklahoman ishte i zakonshmi Kevin Durant që shënoi 31 pikë.
Andre Iguodala ka qenë heroi i Filadelfia që ka siguruar barazimin e serisë ndaj Boston 2-2, duke fituar ndeshjen e katërt me rezultatin 92-83. Ylli i vendasve shënoi 16 pikë e 7 topa në tabelë në këtë sfidë, thuaje të gjitha në periodën e fundit, kur ndihmoi skuadrën e tij të përmbyste një ndeshje që ishte kontrolluar gjatë gjithë kohës nga Boston. Razhan Rondo me15 pikë e 15 pasime ishte lojtari më i mirë për miqtë, të cilëve u mungoi kontributi i Kevin Garnet, i ndalur në vetëm 9 pikë në këtë ndeshje. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Boston (2)-Filadelfia (2) 83-92
Oklahoma (2)-LA Leikërs (1) 96-99
Sonte
Oklahoma (2)-LA Leikërs (1)
San Antonio (2)-LA Klipërs (0)
Saturday, 19 May 2012 10:50