Mungesa në 5 ndeshje e Derrik Rouz bëri që Çikago të humbte vendin e parë në Konferencën e Lindjes në favor të Majemit. Por me kthimin në fushë të MVP të sezonit të kaluar, kjo skuadër ka gjetur përsëri ritmin e saj, duke triumfuar më lehtësi 90-79 ndaj një skuadre si Atlanta që pritet të jetë një prej pjesëmarrësve në playoff këtë vit. Rouz shënoi 23 pikë, 6 pasime e 5 topa në tabelë, duke treguar se është riaftësuar plotësisht nga dëmtimi në shpinë.
Një tjetër ndeshje mjaft interesante në Konferencën e Lindjes ishte ajo mes Nju Jork dhe Nju Xhersi, pasi në sfidën e kaluar mes këtyre dy ekipeve, dy javë më parë, lindi “fenomeni Lin”. Por megjithëse organizatori i Nju Jork dhuroi një paraqitje mëse të mirë me 21 pikë, 7 topa në tabelë e 9 pasime, ai u lanë hije nga organizatori i Nju Xhersi, Deron Uilliams. Ky i fundit kishte premtuar se nuk do ata nënvlerësonte më Lin si dy javë më parë dhe e mbajti premtimin duke shënuar 38 pikë në suksesin 100-92 të ekipit të tij. Ndërkohë, skuadra më në formë e momentit vazhdon të jetë San Antonio, që ka regjistruar fitoren e 11-të radhazi në suksesin 106-102 në fushën e Utah. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
20.02.2012
Atlanta-Çikago 79-90
Nju Xhersi-Nju Jork 100-92
Memfis-Hjuston 93-97
Boston-Dallas 73-89
Nju Orlins-Oklahoma 93-101
Orlando-Miluoki 93-90
Minesota-Denver 101-103
Uashington-Feniks 88-104
San Antonio-Utah 106-102
Portland-LA Leikërs 92-103
LA Klipërs-G. Steit 97-104
Tuesday, 21 February 2012 09:10