Keylor Navas ishte pjesë e një marrëveshje që dështoi në mes të Real Madrit dhe Manchester United, për transferimin e David De Geas, mirëpo portieri ka deklaruar se kurrë se kishte menduar largimin te United.
Navas ka thënë se nuk kishte ndonjë synim për t’u larguar nga Real Madrid gjatë verës edhe përkundër faktit që ishte afër një kalimi te Man.Utd në momentet e fundit të afatit kalimtar.
“Kurrë se kam menduar largimin nga Real Madrid”, ka thënë Navas pas fitores 1:0 ndaj Granadas.
“Gjithmonë kam dashur të qëndrojë këtu. Jam i lumtur këtu dhe shpresojë që të qëndrojë në formë për shumë vite”.
“Transferimi te United ishte i komplikuar. Nuk ishte një situatë e rehatshme. Por për mua tashmë ka përfunduar dhe jam duke u koncentruar në të tashmen. Kjo është gjëja e vetme që ia vlen”.
Sunday, 20 September 2015 08:12