City ka bërë përpjekje për të kapur Nasrin gjatë gjithë verës dhe ata janë afër sjelljes së francezit në stadiumin Etihad.
Bisedimet në mes të dy klubeve mendohet të jenë në një fazë të avancuar dhe mesfushori i talentuar këto ditë mund të zbresë në Etihad.
24-vjeçari për momentin është në Arsenal dhe ka qenë subjekt i City për disa kohë, por francezi ka refuzuar të nënshkruajë një marrëveshje të re në Emirates.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, kishte shpresë për të mbajtur një nga njerëzit e tij kryesorë në Emirates, por duket se ai ka vendosur tani për ta shitur në vend se të rrezikojë ta humbasë atë për asgjë, kur dihet se kontrata e tij skadon në verën e ardhshme.
Nasri nuk është paraqitur për Arsenalin deri më tani në këtë sezon dhe duket se është në prag të nënshkrimit me City-n.
Nënshkrimi i tij do të jetë një nxitje e madhe për skuadrën e Roberto Mancinit. (LajmeShqip.com)
Friday, 19 August 2011 17:14